Për Ne
Wominnovation
Rrjet afarist për femrat dhe inovacionin në Kosovë
Nëse keni ide për të themeluar biznesin tuaj ose sapo e keni themeluar atë, nëse keni ose dëshironi të zëni një pozitë udhëheqëse në ndonjë kompani, jeni të mirëpritur të na kontaktoni dhe të bëheni pjesë e “Wominnovation”.
“Wominnovation” synon të rrisë numrin e bizneseve të themeluara nga femrat, të rrisë ambiciet e ndërmarrëseve për të zgjeruar bizneset e tyre dhe të inspirojë më shumë femra që të bëhen udhëheqëse të bizneseve.
Çka mund t’iu ofrojë “Wominnovation”:
- Kurse dhe punëtori të mbajtura në nivel lokal, që do t’iu aftësojnë të menaxhoni dhe zhvilloni biznesin tuaj më mirë
- Krijim të kontakteve me pronarë të bizneseve dhe ndërmarrës të tjerë, në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar
- Program të mentorimit
- Vizita studimore
- Kontakte, biznes me biznes
“Wominnovation” ofron njohuri praktike, rrjetëzim dhe inspirim për fuqizimin e femrave që të jenë të suksesshme në biznes. Në shërbimet tona përfshihen teknika të ndryshme si, për shembull, mentorim, profilizim, ngritje e kompetencave dhe portali informues në internet wominnovation.org.
Rreth wominnovation.org
Portali wominnovation.org është një vendtakim për pronaret e udhëheqëset e bizneseve, si dhe të gjitha femrat që ëndërrojnë që një ditë të kenë biznesin e tyre. Me tregime të suksesit, lajme, informata, aktivitete dhe kurse të organizuara në tërë vendin, portali synon të kthehet në një kontribut të dobishëm dhe inspirues për ju gjatë procesit të themelimit dhe arritjes së suksesit në biznesin tuaj.
Prapavija
Wominnovation është pjesë e projektit më të madh – Zhvillimi i Biznesit në Kosovë. Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. Athene Project Management (http://www.athene-prosjekt.no/en/) nga Norvegjia e udhëheqë projektin në Kosovë.
Shprehja Wominnovation është një fjalë e bashkuar për inovacion dhe gra, për të paraqitur një rrjet të orientuar kah biznesi për gratë dhe inovacionet në Kosovë.
Na kontaktoni
ICK – Innovation Centre Kosovo
| Emri: E-mail: Telefon: Skype: |
Astrid Green astrid@athene-prosjekt.no 0047 481 77 389 astrid.green1 |
| Emri: E-mail: Telefon: Skype: |
Gjergj Filipaj gjergj@ickosovo.com 00386 (0) 49 81 44 44 gjergj.filipaj |
| Emri: E-mail: Telefon: Skype: |
Kosovare Krasniqi kosovare@wominnovation.org 00386 (0) 49 81 22 22 kosovare81 |
Partnerët lokal që punojnë me Wominnovation janë të paraqitur në listën e mëposhtme të organizatave. Partnerët tonë do të merren me organizimin e aktiviteteve në nivel lokal dhe do të shërbejnë si pikë kontakti për ju.
STIKK – Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit e Kosovës
| Emri: E-mail: Telefon: Vendi: |
Mjellma Alijaj stikk@wominnovation.org 00386 (0) 43 767 076 Prishtinë |
SABOR
| Emri: E-mail: Telefon: Vendi: |
Vesna Ordić sabor@wominnovation.org 00381 (0) 63 8063 087 Mitrovicë |
Zhvillimi i Komuniteteve në Mitrovicë – CBM
| Emri: E-mail: Telefon: Vendi: |
Afërdita Syla cbm@wominnovation.org 00377 (0) 44 198 965 Mitrovicë |
OJQ “Lady”
| Emri: E-mail: Telefon: Vendi: |
Sanija Murati ngolady@wominnovation.org 00377 (0) 44 167 463 Prishtinë |
Wominnovation është pjesë e projektit më të madh – Zhvillimi i Biznesit në Kosovë. Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. Athene Project Management (http://www.athene-prosjekt.no/en/) nga Norvegjia e udhëheqë projektin në Kosovë.
-
Social Networks


PDF
Email
Print




