Mes artit dhe biznesit
Ajo është e vetmja nga tre fëmijët që ka vendosur të vazhdoj biznesin familjar. Të qënit filigran punuese për të është sa dëshirë aq edhe sfidë. Pas lënies anash të profesionit të saj prej arkitekteje Krenare vendosi të fillojë kompaninë e saj “Silversmith Krenare Rakovica” duke vazhduar hapave të nënës dhe babës së ndjerë.
Një kalimtar i rastit nuk e ka të lehtë të kuptoj menjëherë se çka bën ajo. E rrethuar nga tela të hollë sermi në punëtorinë e saj të vogël filigrani, të vendosur në podrumi e një objekti afër qendrës së Prishtinës –Krenare Rakovica rikujton kohën kur pat vazhduar biznesin familjar. Gjashtë vjet pas nisjes së këtij biznesi Krenarja është një ndër filigranët e rrallë në Prishtinë dhe mbase femra e vetme që merret me këtë zanat të rrallë artistik.

Krenare Rakovica në punëtorinë e saj
“Para 5-6 vjetëve kam vendosur të punoj si filigrane dhe në fillim kam punuar në punëtorinë e nanës dhe që gjashtë muaj e kam hapë punëtorinë time”, tregon Krenare Rakovica teksa shton se familja e saj ka pasur punëtorinë e filigranit në Prishtinë që nga viti 1983.
Kombinimi i formave moderne dhe atyre klasike
Krenarja e filloi biznesin e saj duke punuar në dizajnin e filigranit në serm dhe pas një kohe filloi të krijonte dizajnin e saj – një përzierje e formave moderne dhe klasike. Shumicen e kohës ajo punon vetëm edhepse kohë pas kohe e ndihmon motra e vogël.
“Unë er kam përfunduar arkitekturen dhe kjo më ka ndihmuar shumë që të filloj punën me dizajnin e filigranit”, thotë Krenarja. Ajo pranon se nuk ka ndonjë njohuri specifike mbi të bërit biznes dhe të shkruarit të planeve të biznesit edhepse ka marrë pjesë në disa trajnime dhe punëtori lidhur me atë se si duhet përgatitur plane biznesi.
Shumica e klientëve të Krenares janë ndërkobëtarë kurse vendorët blejnë më pak në dyqanin e saj. “Klientët e mi janë kryesisht të huaj mes 30-50 vjeç dhe nganjëherë në punën time bëj kombinime që të tërheq klientë tjerë”, thotë Krenarja duke treuar se dita e saj e punës nis në orën 10 të mëngjesit dhe përfundin në 8 të darkës.

NJë nga veprat filigran të Krenares
Fitim i vogël
Ky lloj biznesi nuk ofron profit të madh ngase një punim i vogël filigrani kërkon sëpaku një ditë punë. “Por unë këtë e bëj edhe për qejf”, thotë Krenarja duke shtuar se i pëlqen të punoj vepra unikate edhepse kohë pas kohë ajo i riprodhon ato sipas kërkesës së klientëve. “Shumica e njerëzve që kanë të bëjnë me artin e vlerësojnë punën time”, thotë ajo teksa punon në dy unaza martese të porositura nga një çift gjerman. Punimi më i shitur në dyqanin e Krenares janë vathët që kushtojnë rreth 1 euro ndërsa vepra më e shtrenjtë kushton afro 250 euro.
Klientat e Krenares janë kryesisht të huaj
Ajo tregon se far elehtë ka mundur të gjej punë si arkitekte me kontratë në vend se të punoj si filigrane me 7-10 klientë në javë, numër ky që nganjëherë shkon deri në 4-5 klientë Brenda një ore.
“Kam vendosur ta lë arkitekturën dhe dua të punoj si filigrane dhe jam e gatshme të bashkëpunoj me dike nga jashtë Kosova nëse ka diçka konkrete”, thotë Krenarja derisa po punon në dy unazat e martesës të cilat ajo duhet ti përfundoj brenda ditës. Nganjëherë një vepër filigran kërkon shumë kohë dhe mund për tu kompletuar kurse gjëja më e rëndësishme është se Krenarja duhet të jetë në disponim që t’iu jap formë telave të hollë të sermit.
3 këshillat e Krenare Rakovices femrave të ardhshme ndërmarrëse
1) Bëhuni trimnesha
2) Mos u dorëzoni
3) Duajeni punën tënde
-
Social Networks

PDF
Email
Print




