Gjetja e partnerit të duhur

Katër gra që nuk e kanë njohur njëra tjetrën kanë vendosur që të fillojnë një biznes të përbashkët. Ato hapën një furrë të vogël  dhe pas 8 vjetësh këto katër gra ende vazhdojnë të punojnë në partneritet.

Katër amvise të papuna nga Mitrovica kanë vendosur për të filluar një partneritet biznesor përmes hapjes së një furre të vogël ku ato u shesin pjekurina të ndryshme nxënësve të gjimnazit “Frang Bardhi”. Tetë vjet më parë Ajshe Kelmendi një grua 48 vjeçe nga Mitrovica ishte e papunë me 4 anëtarë të familjes që duhej mbështetur financiarisht.


Katër femrat ndërmarrëse – partnere tek furra e vogël All Stars Snack Bar

Në vitin 2004 Kelmendi u takua me Emina Ademin, Kumrie Ahmetin e Naile Sejdiun  dhe me mbështetjen e një mikeshe të përbashkët filluan bashkë biznesin e tyre që edhe sot e kësaj dite pas 8 vitesh vazhdon të funksionoj.

Takimi i rastësishëm i kthyer në partneritet
“Ne u njohëm gjatë një takimi ku merrnin pjesë edhe fëmijët tanë në një qendër ku ata mbanin kurse të ndryshme, ku edhe ne gjithashtu kryem disa punëdore”, thotë Ajshja duke shtuar se ishte Carol Prima një grua nga Kanadaja që i bindi 4 partnerët e biznesit të ardhshëm për të hapur një furrë.


Në mesin e produkteve të bëra nga katër gratë janë edhe picat e vogla

Sipas Ajshe Kelmendit Carol Prima poashtu e bindi edhe komunën që katër grave t’iu lëshoj me qira hapësirën e vogël në kuadër të gjimnazit. “Furra quhet ‘All Stars Snack Bar’ dhe ne kështu ia nisëm punës tonë. Unë mund të them se ne jemi shumë të lumtura me njëra-tjetrën si partnere “, thotë Kelmendi.

Fillim i vështirë
Por nuk ishte aq e lehtë sa duket për këto katër gra që të nisin biznesin e tyre. Në një shoqëri konservatore është mjaft e vështirë për gratë që të angazhohen në biznes.  Katër gratë, përveç që janë partnere biznesi e kanë edhe një gjë të përbashkët. Ato janë kryefamiljare ngase burrat i kanë humbur gjatë luftës së vitit 1999.


Kumrie Ahmeti

“Nuk është e lehtë për të bërë biznes në Kosovë sidomos për femrat, por ne kemi vendosur për të filluar këtë biznes dhe tani ne jemi këtu, ne kemi qenë me fat për të gjetur partneret e duhura”, thotë Kumrie Ahmeti 57 vjeçe, një nga katër femra ndërmarrëse që e drejtojnë furrën e vogël.
Ahmeti shton se para hapjes së furrës ajo nuk e ka njohur asnjëren nga partneret ekzistuese. “Me paratë që i fitojmë këtu ne mbështesim familjet tona dhe unë jam shumë e kënaqur me këtë punë dhe unë mund të them se ne jemi duke u kënaqur duke punuar së bashku”, thotë Emina Ademi 62 vjeç nga fshati Roshan i komunës së Mitrovicës.


Nxënësit e gjimnazit Frang Bardhi janë klientët kryesorë të furrës së vogël

Emina shton se ajo i konsideron tri partneret e saja si motra pasi që ato kalojnë fort mirë me njëra tjetrën.
Ndërsa partnerja e katërt 53 vjeçarja Naile Sejdiu, shton se ky biznes i përbashkët është diçka shumë e mirë për të. ”Ne punojmë aq sa mundemi”, thotë ajo duke shtuar se pajisjet e tyre tashmë janë vjetëruar dhe se pajisjet e reja do ju hynin në punë. Reagimet e komunitetit në lidhje me fillimin e biznesit të tyre ishin kritike por ato nuk reaguan dhe vetëm vazhduan punën. Pas 8 vjetësh punë ato ende i ndajnë të gjitha në mënyrë të barabartë si faturat, punën, tatimet dhe fitimin me shpresën se një ditë do të zgjerojnë biznesin e tyre të vogël.

Tri këshillat e Ajshes, të Kumries, Nailes për ndërmarrëset e reja

1) Gjeni një partner biznesi

2) Mos u dorëzoni

3) Kënaquni duke punuar

pdfPDF
  • Upcoming Events

    • No events.
  • Kalendari i evenimenteve

    May 2013
    Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
     12345
    6789101112
    13141516171819
    20212223242526
    2728293031EC
  • Sign up for Wominnovation

  • Social Networks