Një trajnim i dobishëm për komunikim
Shtatë pjesëmarrëset në trajnimin për komunikim dhe prezantim ,të organizuar nga STIKK/ Wominnovation Kosoovo, shprehën kënaqësinë me njohuritë e fituara dhe shprehën dëshirën për të qenë pjesë e aktiviteteve të ardhshme të Wominnovation Kosovo.
Këshilla se si duhet përmirësuar komunikimin dhe aftësitë prezantuese janë paraqitur para 7 ndërmarrësëve potenciale femra gjatë trajnimit “Komunikimi dhe aftësitë prezantuese” të organizuar nga STIKK/Wominnovation Kosovë. Pjesëmarrëseve në këtë trajnim u janë treguar metodat se si të përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese në universitet përpara ligjëruesit, në një mjedis joformal, ose edhe gjatë një prezantimi të një ideje të biznesit.

Nga trajnimii STIKK/Wominnovation Kosovo
Prezantimi i Wominnovation Kosovo
Trajnimi praktik ”Komunikimi dhe aftësitë e prezantimit” u mbajt nga Gjergj Filipaj gazetar me përvojë nga Prishtina me një sfond në edukimin e gazetarëve dhe komunikim. Filipaj u ka prezantuar atyre edhe projektin Wominnovation Kosovo përmes materialeve të ndryshme.
Shtatë pjesëmarrëset – studente në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Kompjuterike (FIEK) e konsiderojnë trajnimin shumë të dobishëm sidomos gjatë punës së tyre të përditshme dhe gjatë studimeve. Pjesë interesante për ndërmarrëset potenciale ishte gjuha e trupit – komunikimi pa fjalë vetëm me shenja. Grupi i shtatë femrave ndërmarrëse ishte veçanërisht i interesuar që të mësojnë se si ata mund të përhapin ide e tyre të biznesit tek klientët e rinj dhe donatorët potencialë. Ndër temat që u kanë interesuar janë ishte ngritja e aftësive të nevojshme të kërkuara për prezantimin e shërbimeve ose produkteve të ofruara nga femrat ndërmarrëse.

Pjesëmarreset ishin të kënaqura me trajnimin
Pjesëmarrëset e kënaqura me trajnimin
Për Shqiponjë Bicajn, një studente 22 vjeçare në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Kompjuterike, trajnimi ka qenë shumë i dobishme dhe ka ofruar shumë informacione për pjesëmarrësit. “Pasi të kemi diplomuar ne do të duhet të bëjë prezantime të shumta dhe unë mendoj se shumë nga këshillat e dhëna ne do ti përdorim në të ardhmen”, thotë Shqiponja duke shtuar se çdo person ka nevojë që ta paraqes veten sa më mirë që mund sidomos gjatë komunikimit. Një tjetër studente e FIEK-ut Mirjeta Lekaj e definon trajnimin si shumë të dobishëm. “Normalisht në profesionin tonë ne kemi mësuar teori dhe ne kemi nevojë për të përmirësuar prezantimin për veten tonë. Një prezantim i mirë është baza e çdo gjëje “, thotë Mirjeta duke shtuar se asaj i ka pëlyer sidomos pjesa interaktive mes trajnerit dhe pjesëmarrëseve.
Vesa Mataj që morri pjesë në trajnim tha se ajo mësoi mjaft gjëra të reja që lidhen me komunikimin dhe prezantim. “Unë do ti përdor në të ardhmen njohuritë e fituara”, shtoi Mataj. Ndërsa për kolegen e saj Flutura Morinën poashtu studente në FIEK trajnimi ishte i suksesshëm. “Ky trajnim ka nevojë të përsëritet. Unë mendoj se komunikimi është shumë i rëndësishëm në jetën e përditshme dhe në punë. Interesant ka qenë seksioni i dëgjimit aktiv”. Trajnimet si ky janë shumë të rëndësishme për femrat ndërmarrëse ngase përmes përmirësimit të aftësive të komunikimit dhe prezantimit ato mund të jenë interesante për klientë të mundshëm dhe partnerë të rinj.
-
Social Networks

PDF
Email
Print




