15 Këshilla
15 Këshilla nga Wominnovation që ju të keni sukses me biznesin tuaj
#1 Zhvilloni idenë e biznesit tuaj
Ideja e biznesit tuaj duhet të përcaktojë në mënyrë të qartë se çka jeni duke shitur, kujt dhe si do ta bëni atë. Ideja e biznesit tuaj duhet të jetë e shkurtër dhe e fokusuar në thelb, e shprehur në jo më shumë se tre rreshta. Kjo do ju ndihmojë juve që të jeni të qartë në komunikimin tuaj me klientët, furnizuesit dhe konkurrentët.
#2 Shkruani një plan biznesi
Uluni dhe shkruani planin tuaj të biznesit. Është shumë më e lirë të “dështoni” në tavolinën tuaj sesa të filloni një biznes pa e menduar mirë. Plani juaj i biznesit duhet të përfshijë nevojën për financim si dhe planin e buxhetit.
#3 Filloni biznesin tuaj me një partner
Kompanitë e krijuara nga më shumë se një ndërmarrës rriten më shpejt dhe mbijetojnë më gjatë. Fillimi i përbashkët nënkupton se do të ndani barrën e financimit dhe do të plotësoni biznesin tuaj me forcën dhe kompetencën e partnerëve.
#4 Gjeni financim
Fillimi i një biznesi kërkon financim. Investimi në biznesin tuaj është domosdoshmëri. Për financim të mëtejshëm ju mund të bisedoni me familjen dhe miqtë tuaj si investitorë potencialë. Bisedoni me bankën tuaj lokale për të marrë ndonjë kredi? Pyeteni veten: kush do të ishte i interesuar që të jetë aksionar në kompaninë tuaj? Shikoni se për çfarë grantesh mund të aplikoni dhe sigurohuni që të aplikoni në bazë të një plani të biznesit të shkruar mirë.
#5 Keni besim në veten tuaj dhe në idenë e biznesit tuaj
Çdo gjë zgjat dhe kushton tri herë më shumë se që keni llogaritur. Mos u dorëzoni!
#6 Krijoni strategjinë e shitjes
Mendoni më kujdes se si dëshironi t’i shisni dhe si dëshironi të portretizoni produktet dhe shërbimet tuaja në rrethana të shitjes. Plani i biznesit tuaj duhet të pasqyrojë strategjinë tuaj të shitjes.
#7 Krijoni një strategji të marketingut
Si do të plasoni në treg produktet dhe shërbimet tuaja? Si do të bëhen mediat shoqërore pjesë e kësaj strategjie? Plani i biznesit tuaj duhet të përfshijë edhe planin e marketingut si dhe planin e aktiviteteve se çka do të bëni dhe kur. Nuk mund të bazoheni vetëm në marketingun përmes internetit; mos harroni të flisni edhe me klientët tuaj.
#8 Ndërtoni një rrjet
Fillimi i një biznesi është i vetmuar, kështu që shfrytëzoje çdo mundësi për të ndërtuar një rrjet dhe për të krijuar raporte më ndërmarrësit e tjerë, me mentorët potencialë dhe më njerëzit që kanë aftësitë që janë të rëndësishme për ju dhe biznesin tuaj.
#9 Kërkoni ndihmë në kontabilitet dhe kontroll
Nuk keni nevojë të jeni ekspert në të gjitha fushat për të pasur sukses si ndërmarrëse. Sigurohuni që të keni një kontabilist të mirë që t’ju ndihmojë me dokumentacion, tatime dhe TVSH, dikë të cilit mund t’i besoni dhe t’i bëni edhe pyetje jo të mençura.
#10 Mbani kontrollin
Mbani gjërat nën kontroll dhe përcilleni planin tuaj të biznesit. Udhëheqja e një biznesi fillestar është një veprim i balancimit i cili kërkon që ju t’i kushtoni vëmendje detajeve dhe në anën tjetër të keni parasysh edhe trendet, klientët e ri dhe marrëveshjet e reja të biznesit.
#11 Gjeni një mentor
Mentori është dikush që ka përvojë në fushën në të cilën jeni duke punuar, dhe që mund t’ju ndihmojë, t’ju përgatis dhe udhëzojë për të tejkaluar disa prej sfidave që keni. Mentori do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë që të shikoni një sfidë nga perspektiva të ndryshme.
#12 Bëjeni
Mos prisni që dikush t’ju ndihmojë – fillojani menjëherë dhe në fillim bëjeni ketë si shtesë të punës suaj ditore.
#13 Jetoni për klientët tuaj
Mbani mend se ju ekzistoni për klientët tuaj, e jo për të realizuar kreativitetin tuaj.
#14 Mësoni
Shfrytëzojeni përparësinë e programeve dhe kurseve që janë në dispozicionin tuaj. Shikoni me partnerin tuaj të WomInnovation se çka mund t’ju ofrojnë ata.
#15 Përkushtohuni plotësisht
Bëhuni sa më i mirë që të mundeni dhe fokusohuni 120 për qind në krijimin e biznesit tuaj.
-
Social Networks
PDF
Email
Print




