Motivimi i ndërmarrëseve potenciale

Gratë kosovare që duan të nisin bizneset e tyre por që kanë mungesë motivimi dhe inspirimi që ti realizojnë synimet e veta, mund ti përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe biznesore duke marrë pjesë në trajnimin “Fjalimi motivues” të organizuar nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), partnere e Wominnovation Kosovo.

Një trajnim/aktivitet si ky që fokusohet në dhënien ndihmë të grave, me potencial të bëhen ndërmarrëse, që të kenë besim në aftësitë e tyre personale, sipas STIKK-ut është një domosdoshmëri.

Analiza e aftësive, e realizuar nga STIKK-u, ka treguar se shumë njerëz të rinj pas përfundimit të studimeve në fushën e ICT-së, kanë mungesë të aftësive komunikuese. Andaj fjalimi motivues është një përfitim i madh për gratë që duan t’i përmirësojnë aftësitë dhe praninë e tyre në biznes.

Trajnuesja që do i ndihmojë gratë potenciale ndëmarrëse, në ndërtimin e vetvlerësimit dhe në inkurajimin e gjetjes së ideve të reja, është Vjollca Çavolli – drejtoreshë ekzektuive e STIKK-ut.

Ky trajnim u dedikohet kryesisht grave në sektorin e ICT-së dhe grave që duan të jenë lidere në biznes.

Kur: 13 prill 2012

Çka: Inspirimi I grave potenciale ndërmarrëse

Ku: Zyret e STIKK-ut në Prishtinë – Rruga Pashko Vasa 22 (Pejton) Prishtinë 10000 Republika e Kosovës

Kush: Gra të reja nga sektori i ICT-së dhe grate ndërmarrëse

Pse: Shkëmbim i njohurive

pdfPDF
  • Upcoming Events

    • No events.
  • Sign up for Wominnovation

  • Social Networks